Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në Mitrovicë të Veriut arrestohet një 42-vjeçar për zjarrvënie afër disa shtëpive

nga Gentrita Xhemajli27 korrik 2025
Në Mitrovicë të Veriut arrestohet një 42-vjeçar për zjarrvënie afër disa shtëpive

Policia e Kosovës të shtunën ka arrestuar një person në Mitrovicën e Veriut, i dyshuar për veprën penale “zjarrvënie”.

Rasti ndodhi më 26 korrik, rreth orës 15:55, në lagjen “Kodra e Minatorëve”, ku një zjarr rrezikoi disa shtëpi banimi dhe automjete.

“Falë reagimit të shpejtë të njësive policore dhe zjarrfikësve, zjarri u lokalizua dhe u shua pa shkaktuar dëme të mëdha”, ka njoftuar Policia.

Pas hetimeve, policia ka siguruar një video ku shihet një person duke i vënë zjarrin barishtes me qëllim. I dyshuari është identifikuar si Z.M., 42 vjeç, dhe është arrestuar në shtëpinë e tij. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar për 48 orë dhe do të hetohet për veprën penale “zjarrvënie”.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →