Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Nëse e shihni këtë person, raportoni menjëherë në polici

nga Venera Grabanica17 prill 2025
​Nëse e shihni këtë person, raportoni menjëherë në polici

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar, në foto, është Shqiprim (Imer) Xhaferaj, i lindur më 13 prill 1993 nё Pejё, për veprat kanosje dhe shpërdorim i pasurisë sё huaj.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, e-mail adresa: info@kosovopolice.com.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →