Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nëse e shihni këtë person, raportoni menjëherë policinë

nga Venera Grabanica26 nëntor 2023
Nëse e shihni këtë person, raportoni menjëherë policinë

Policia e Kosovës në Pejë kërkon nga qytetarët ndihmë për kapjen e një personi të kërkuar për vepër penale aksident me fatalitet.

Bëhet fjalë për personin Aaron (Halit) Rexhaj,  i lindur më 5 prill 1999, në Paderborn Gjermani, tani me vendbanim në rrugën “Bekim Berisha” numër 7, në Pejë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar për shkaktim të aksidentit me fatalitet në foto të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →