Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nëse ftohet nga Specialja, a do t’i përgjigjet Thaçi?

nga Kaltrina Berila21 janar 2019

“Nëse vjen një kërkesë e tillë…”

Kreu i Kosovës, Hashim Thaçi sot përmes një konference për medie tregoi se a do t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale nëse do të ftohet.

“Nëse vjen një kërkesë e tillë për mua, do t’i përgjigjem me transparencë të plotë dhe i ftoj edhe të tjerët që të përgjigjen”, u shpreh Thaçi, duke i falënderuar të gjithë ata që iu kanë përgjigjur ftesave për intervistim.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi sot priti në takim bashkëluftëtarin, Sami Lushtakun. Gjithsej, njëmbëdhjetë ish-luftëtarë të UÇK-së, janë ftuar për intervistë nga Prokuroria e Specializuar

Në konferencën e sotme Thaçi komentoi edhe grevën e SBASHK-ut. “Unë i kuptoj mendimet e Qeverisë të Kosovës. Unë nuk i mbështes vendimet e njëanshme por janë njerëz me të cilët kam punuar, nëse ulesh me ta merresh vesh”, u shpreh ai.

Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve nga 14 janari kanë hyrë  në grevë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →