Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi: Nëse marr ftesë nga Specialja, do t’i përgjigjem

nga RTV2131 dhjetor 2019

Sipas Thaçit, Kosova nuk ka asgjë për të fshehur

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi në konferencën e fundvitit foli edhe për Gjykatën Speciale. Ai pohoi se nëse do të pranojë ftesë nga Specialja, do t’i përgjigjej. “Nëse më vjen ftesë natyrisht që do t’i përgjigjem. Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, deklaroi Thaçi.

Gjykata Speciale është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, ku flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000.

Nga Specialja ftesa kanë marrë edhe Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →