Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Nesër stërvitja e fundit e Kombëtares së Kosovës para udhëtimit drejt Izraelit

nga B.K22 mars 2023
​Nesër stërvitja e fundit e Kombëtares së Kosovës para udhëtimit drejt Izraelit

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet para ndeshjes së parë në kuadër të ciklit kualifikues për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet në vitin 2024.

“Dardanët” të enjten do ta vazhdojnë punën e tyre në stërvitje dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se nesër stërvitja do të zhvillohet nga ora 10:45.

“Ju njoftojmë se stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës mbahet nesër në orën 10:45 në Kampin Nacional në Hajvali. Kjo njëherësh është stërvitja e fundit para udhëtimit në Izrael”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sfidën me Izraelin, Kosova do ta zhvillohet të shtunën më 25 mars.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →