RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nexhmi Rexhepi zgjedhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

nga Kaltrina Berila10 dhjetor 2024
Nexhmi Rexhepi zgjedhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Në Seancën Administrative të mbajtur më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin, Nexhmi Rexhepi, Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, Mandati i Kryetarit në ardhje të Gjykatës do të filloj më 31 dhjetor 2024, pasi që Kryetarja aktuale, znj. Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntëvjeçar (9) të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas përcaktimeve të paragrafit 2 të nenit 114 të Kushtetutës.

Gjyqtari, Safet Hoxha, është zgjedhur Zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →