Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nga 1 qershori nuk lejohen pagesa me para të gatshme mbi 2 mijë euro

nga Gentrita Xhemajli25 maj 2026
Nga 1 qershori nuk lejohen pagesa me para të gatshme mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se nga 1 qershori, pagesat mbi 2 mijë euro me individë nuk lejohen të bëhen me para të gatshme.

Përmes një njoftimi ATK ka sqaruar se këto pagesa duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave tjera elektronike të pagesës.

“Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ me individë nuk lejohen të bëhen me para të gatshme. Këto pagesa duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës. Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar. Veproni sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →