Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nga mesi i prillit fillon kontrolli i përbashkët kufitar në vendkalimin Bllacë – Hani i Elezit

nga Venera Grabanica31 mars 2025
Nga mesi i prillit fillon kontrolli i përbashkët kufitar në vendkalimin Bllacë – Hani i Elezit

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se nga mesi i muajit prill, respektivisht nga 14 prilli, zyrtarisht do të fillojë të funksionojë kontrolli i përbashkët kufitar në vendkalimin kufitar Bllacë – Hani i Elezit.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, e cila e njoftoi fillimin e kontrollit të përbashkët kufitar, të njohur gjithashtu si ‘One Stop Shop’, tha se ky hap paraqet një realizim konkret të bashkëpunimit dypalësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Nga atje theksuan se kontrolli i përbashkët kufitar synon lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, reduktimin e kohës së pritjes dhe rritjen e efikasitetit të kontrolleve kufitare.

Më 4 korrik të vitit 2023, qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi tekstin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e cila mundësonte krijimin e pikës së përbashkët kufitare ndërmjet dy vendeve. Punimet për të përfunduar projektin e krijimit të pikës së përbashkët kufitare filluan në qershor të vitit 2024.

Aktualisht, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë tre pika kufitare, por deri më tani pika kryesore dhe më e frekuentuar ka qenë ajo në Han të Elezit që lidhet me autostradën “Arbër Xhaferi”.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →