Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Ngjarje emocionuese në vazhdim të serialit “Sherbeti i Kuq”

nga Venera Grabanica20 maj 2023
Ngjarje emocionuese në vazhdim të serialit “Sherbeti i Kuq”

Seriali më i ri turk “Sherbeti i Kuq” po pëlqehet mjaft shumë edhe përtej kufijve të Turqisë. Në Kosovë ky serial po transmetohet në ekranin e RTV21.

Historia e këtij seriali i ka bërë për vete shikuesit që në epizodat e parë. Në rolet kryesore janë Doğukan Güngör në rolin e ”Fatihs” dhe Sibel Taşçıoğlu në rolin e ”Doas”.

Ngjarjet që do zhvillohen në vazhdim të këtij seriali do jenë dramatike dhe mjaft prekse.

”Nursema” rol të cilin e luan aktorja, Ceren Yalazoglu do përballet me shumë probleme, por gjithsesi se do e ketë një fund të lumtur, duke u fejuar me dashurinë e saj.

Shumë ngjarje tjera ju presin në vazhdim të këtij seriali. Kujtojmë se, xhirimet e këtij seriali kanë filluar në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe janë vazhduar ende në Stamboll.

“Sherbeti i Kuq” transmetohet çdo ditë pune nga ora 20:00./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →