Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Ngjarjet e datës 11 prill

nga Venera Grabanica10 prill 2024
​Ngjarjet e datës 11 prill

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Punët e Jashtme, Evropë dhe për Tregtinë të Maltës njëherësh kryesues i OSBE-së, Ian Borg. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00, Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Gjermania për FSK-në.  Marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. (Kazerma e FSK-së “Adem Jashari” Prishtinë, ora 10:30)

Komisioni për Ekonomi shqyrton Raportin me amendamente të Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues.  (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Mbahet protestë e studentëve para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. (Ora 11:00)

Nën përkujdesjen e presidentes së Kosovës, Shoqata e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani” organizon Ditët e Shqipes – mbahet ora letrare “Shqipet e mërgatës, organizuar në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. (Biblioteka Kombëtare Prishtinë, ora 12:00)

Mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas. Marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përfaqësues të EUCOM-it. (Kazerma e FSK-së “Lidhja e Prizrenit” Prizren, ora 13:00)

Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e radhës. (Salla e takimeve, kati 6, objekti i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Prishtinë, ora 14:30)

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →