Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ngjarjet e datës 27 qershor

nga Venera Grabanica26 qershor 2023
Ngjarjet e datës 27 qershor

Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës. (Dhomat e Specializuara, Hagë, ora 9:30)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 10:00)

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, Prishtinë, ora 11:00)

OJQ AKTIV dhe KIPRED prezantojnë hulumtimin “Forcimi i reagimit institucional ndaj incidenteve të sigurisë në komunitetet joshumicë (serbe)”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 11:00)

Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, mbanë konferencën përfundimtare “Përmirësimi i pozitës së grave shtatzëna dhe nënave të reja”. (Shtëpia e Evropës në veri të Mitrovicës, ora 11:00)

Mbahet mbledhje komemorative për nder të profesorit të ndjerë, Arsim Fehmiu. (Kino Armata, ora 12:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit i shqyrton Projektligjet për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze. (Ndërtesa e Kuvendit, N 303, ora 13:30)

Mbahet tryeza “Tejkalimi i hendekut ekzistues midis Akademisë dhe tregut të punës”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 14:00)

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →