Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ngrihet aktakuzë ndaj personit për vrasje në tentativë në Istog

nga Gentrita Xhemajli23 prill 2025
Ngrihet aktakuzë ndaj personit për vrasje në tentativë në Istog

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.M, për shkak të veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Siç njofton Prokuroria, sipas aktakuzës, i pandehuri B.M, me datë 5 shkurt të vitit 2025, rreth orës 20:00, në fshatin Stupe të Istogut, pas një mosmarrëveshje paraprake në rrjetin sociale “Snapchat” dhe fjalosjes me të dëmtuarin ditën kritike shkon në oborrin e të dëmtuarit, fillimisht e fton në telefon të njëjtin, e më pas i bie burisë dhe në momentin kur i dëmtuari del nga shtëpia dhe i afrohet automjetit të pandehurit.

Sipas aktakuzës: “Ky i fundit i hedh sprej në fytyrë e më pas i njëjti del nga kombi dhe me një shufër metalike e godet të dëmtuarin disa herë në kokë dhe në dorë, me ç’rast largohet nga vendi i ngjarjes, kurse i dëmtuari për shkak të lëndimeve të marra nga këto goditje dërgohet për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë, ku si pasojë e goditjeve ka pësuar dëmtime të rënda trupore, të rrezikshme për jetë në momentin kur janë shkaktuar, e të cilat janë të konstatuara në akt ekspertimin mjeko-ligjor”, thuhet në njoftim.

Prokuroria tha se me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lartë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →