Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ngritët aktakuzë për mësuesin që dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësit në Vushtrri

nga B G6 janar 2023
Ngritët aktakuzë për mësuesin që dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësit në Vushtrri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj F. K – mësues për dyshimin se ka ngacmuar seksualisht nxënësit e një shkolle të mesme të ulët në Vushtrri.
Nga kjo prokuori për portalin rtv21.tv thonë se rasti është trajtuar dhe janë zhvilluar hetimet kundër të dyshuarit.
“dhe pas hetimeve me datë 20 dhjetor 2022 kundër të pandehurit është ngritur aktakuzë në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual.”, thuhet në përgjigjen e Prokuorisë Themelore të Mitrovicës.
Dje u raportua se një mësues nga Vushtrria, është pezulluar nga puna pasi i njëjti dyshohet se ngacmuar seksualisht nxënësit e një shkolle të mesme të ulët./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →