Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ngacmoi nxënësen seksualisht, suspendohet mësimdhënësi në Vushtrri

nga B G21 janar 2020

I dyshuari është ndaluar për 48 orë

Komuna e Vushtrrisë ka suspenduar mësimdhënësin e gjimnazit të Vushtrrisë, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nxënësen e tij.

Mësimdhënësi në fjalë është ndaluar dje për 48 orë nga Policia e Kosovës.

“Në mbështetje të nenit 73 pika 1.1 dhe neni 85 pika 1.4 ligjit të punës nr.03/L-212 si dhe bazuar në informatën nga drejtoria e Gjimnazit “Eqrem Çabej“, të datës 21 janar 2020, Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri mori këtë vendim, H.A në vendin e punës, mësimdhënës i edukatës fizike në SHML Gjimnazi “ Eqrem Çabej” në Vushtrri i shqiptohet masa disiplinore largim i përkohshëm nga puna”, thuhet në vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →