RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore

nga B G1 qershor 2026
Nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për të gjithë maturantët në Kosovë.

Sipas njoftimit, aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 1 deri më 12 qershor 2026.

MASh u ka bërë thirrje të gjithë maturantëve që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar, duke u siguruar që gjatë procesit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →