🇽🇰 Kosova
Nis hetimi për incidentin në minierën e “Trepçës”, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë
nga Venera Grabanica15 maj 2026
Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me ngujimin e rreth 50 minatorëve në Stan Tërg, pas zjarrit që shpërtheu në orët e para të mëngjesit. 18 prej tyre mbetën të ngujuar për mbi 12 orë.
Në raportin e Policisë thuhet se Drejtori i Minierës Trepça dhe një zyrtar tjetër kanë raportuar se si pasojë e këputjes së një kabllo të rrufepritësit, është shkaktuar një zjarr i cili ka dëmtuar në tërësi një trafo të rrymës duke e lënë pa rrymë minierën.
Si pasojë, lifti për bartjen e minatorëve ka dalë jashtë funksionimit dhe në minierë kanë mbetur 48 punëtorë.











