RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Nisma në Kuvend do të veprojë e vetme”

nga RTV2120 qershor 2017

Nisma për Kosovën në Kuvend do të ketë grup parlamentar të vetin. Kështu ka konfirmuar sekretari i Nismës Bilall Sherifi

Sipas tij Nisma do të vazhdojë të qëndrojë në koalicion  por në Kuvend do ta ketë grupin e vet me deputetët e Nismës të cilët do të kenë qëndrim si parti për çështje të ndryshme.

“Kjo është e natyrshme ne do ta kemi grupin tonë parlamentar siç do ta ketë PDK-ja dhe AAK-ja. Ne vazhdojmë të funksionojmë si koalicion, por që do ta kemi grupin tonë parlamentar”, tha Sherifi.

Nisma për Kosovën ka njoftuar se do t’i ketë së paku tetë deputetë në Kuvend, por Sherifi tha se janë në pritje edhe të deputetit të nëntë.

Koalicioni i tri partive që po njihet ndryshe si PAN në zgjedhjet e 11 qershorit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka dalë e para duke marrë 33.92 për qind të votave.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →