RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një 17 vjeçari i sekuestrohet një armë zjarri

nga Miranda Beqaj28 janar 2022

Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion se një person me inicialet A.SH (M/K) i moshës 17 vjeçare posedon armë zjarri.
Siç bëhet e ditur në komunikatë, në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur në shtëpinë e tij një armë zjarri automatike me një karikator pa fishek.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit A.SH është inicuar rasti penal ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma i është konfiskuar./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →