Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një 52 vjeçar gjendet pa shenja jete në Gjilan

nga Venera Grabanica24 dhjetor 2022
Një 52 vjeçar gjendet pa shenja jete në Gjilan

Një person i moshës 52 vjeçare sot është gjetur pa shenja jete në afërsi të pendës në fshatin Livoq i Epërm.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka treguar se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti do të hetohet si vdekje e dyshimtë.
“Ju njoftojmë se rreth ores 13:31 të dtës 24.12.2022 Policia e Kosovës në Gjilan e ka mar një informatë se një person pa shenja jete gjendet te Penda e fshatit Livoqi I Epërmë – Gjilan, sipas te dhënave te para personi është shtetas i Kosovës rreth 52 vjeç. Njesitet Policore Patrulluese jane ne sigurimin e vendit të ngjarjes. Hetimet rajonale dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML, gjersa rasti po hetohet si vdekje e dyshimt”, tha Hashani./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →