Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Një e treta e akullnajave në Himalaje po zhduket

nga Kaltrina Berila9 shkurt 2019

Shkrirja e këtyre akullnajave do të preknin pothuajse dy miliardë njerëz

Të paktën një e treta e akullnajave të Himalajave janë të destinuara të zhduken deri në vitin 2100 edhe nëse ngrohja globale mund të mbahet e pandryshuar.

“Nëse nuk do të ndërpriten emetimet e gazrave serrë, një e treta e akullnajave në Himalaja do të zhduket”, sipas kërkimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar të Maleve (ICIMOD), i cili ka përfshirë në studim më shumë se 300 shkencëtarë.

”Rreth 15% e akullnajave janë zhdukur në krahasim me vitin 1970”, thonë studiuesit.

Pasojat e shkrirjes së këtyre akullnajave do të preknin pothuajse dy miliardë njerëz, 250 milionë njerëz të cilët do të preken nga furnizimi me ujë dhe një miliard e 650 milionë që jetojnë në lumenjtë e mëdhenj të Indisë, Pakistanit dhe Kinës që burojnë nga Himalajat.

Shkrirja e akullnajave do të rrisë rrjedhën e lumenjve, me rrezikun e përmbytjeve, pastaj do të zvogëlojë sasinë deri në dëmtimin e ujitjes së kulturave bujqësore.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →