Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Një fundvit plotë drita”, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijët

nga Kaltrina Berila27 dhjetor 2024
“Një fundvit plotë drita”, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijët

Në kuadër të projektit “Një fundvit plotë drita”, Policia e Kosovës ka përgatitur dhurata për fëmijët të cilat do të shpërndahen si pjesë e një iniciative për të sjellë gëzim dhe përkrahje gjatë periudhës festive.

Sot, duke filluar nga ora 12:00 në të gjitha Drejtorit Rajonale Policore do të shpërndahen dhurata te fëmijët e policëve të rënë në detyrë, në Hendikos, Sos Fshat, fëmijëve më autizëm, me Sindrom Down, në spitale, e tek të gjitha komunitetet.

“Gjithashtu policët e rendit publik dhe të trafikut do të ndalin vetura dhe aty ku ka fëmijë në vetura, do t’u shpërndajnë dhurata”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Nga ora 12:00 do të ketë shpërndarje të dhuratave për fëmijë te NEW BORNI në Prishtinë”.

“Prej orës 14:00 dhuratat dërgohen tek Syndrom Down Kosova-Emshir Prishtinë”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →