Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia shpërndan dhurata për fëmijët në Gjilan

nga B.K27 dhjetor 2022
Policia shpërndan dhurata për fëmijët në Gjilan

Policia e Kosovës sot ka shpërndarë dhurata për fëmijë në komunën e Gjilanit.
Shpërndarja e dhuratave nga ana e zyrtarëve policer, sipas njoftimit, është bërë me qëllim që tu tregohet fëmijëve se Policia e Kosovës përpos që kujdeset për sigurinë e tyre dhe të gjithë qytetaret, tregon kujdes edhe për gëzimin dhe lumturinë e tyre.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, me datën 27.12.2022 në kuadër të projektit ‘Festojmë së bashku’ ka vazhduar me shpërndarjen e disa dhuratave për fëmijë në qendrën për përkujdesen ditor ‘Pema’ në qytetin e Gjilanit, fëmijët e komunitetit Rom si dhe fëmijëve të tjerë në disa lagje të qytetit të Gjilanit të cilët janë takuar nga ana e zyrtarëve policor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →