🇽🇰 Kosova
Një grua humb jetën pasi bie nga një ndërtesë në Fushë Kosovë
nga Gentrita Xhemajli6 qershor 2026
Një grua ka vdekur të shtunën pasi ka rënë nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën Abedin Sogojeva në Fushë Kosovë. Viktima (femër) nuk ka përballuar lëndimet dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se policia në koordinim me prokurorinë kaa nisur hetimet lidhur me këtë rast./21Media











