Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Një helikopter ushtarak rrëzohet gjatë trajnimeve, ka të vdekur

nga Kaltrina Berila21 qershor 2023
Një helikopter ushtarak rrëzohet gjatë trajnimeve, ka të vdekur

Një helikopter ushtarak hungarez është përplasur të mërkurën gjatë një misioni trajnues në Kroaci, duke lënë të vdekur të paktën dy persona që ishin në të.

Dy helikopterë hungarezë ishin në fluturime trajnuese kur njëri prej tyre u rrëzua, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.

Tre persona ishin në helikopter. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e dy personave, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për pjesëtarin e tretë.

Nuk dihet se çka e shkaktoi rrëzimin.

Pamjet nga televizionet kroate treguan ekipet e shpëtimit që kërkonin për personat në zonën e rrëzimit të helikopterin. Një dëshmitar kishte lajmëruar emergjencën në mëngjes pasi kishte parë tymin të dilte nga ajo zonë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →