Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rrëzohet një helikopter ushtarak, 14 të vdekur

nga Kaltrina Berila30 nëntor 2021

Katërmbëdhjetë persona vdiqën të martën pas një helikopter ushtarak i Azerbajxhanit u rrëzua në lindje të vendit të Kaukazit gjatë një fluturimi stërvitor.
“Katërmbëdhjetë persona humbën jetën dhe dy të tjerë u lënduan si pasojë e një rrëzimi të helikopterit të shërbimit kufitar shtetëror”, tha në një deklaratë roja kufitare e ish-republikës sovjetike.
Ai tha se të gjitha viktimat ishin ushtarakë, transmeton rtv21.tv.
Më herët të martën, shërbimi kufitar i vendit dhe prokurori i përgjithshëm thanë në një deklaratë të përbashkët se “një helikopter ushtarak që i përkiste shërbimit kufitar shtetëror të Azerbajxhanit u rrëzua sot në aeroportin Garakheybat në rajonin Khyzy rreth orës 10:40 ndërsa po kryente një fluturim stërvitor”.
Ata thanë se po hetohet për shkaqet e aksidentit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →