RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një market në Skenderaj gjobitet për ngritje të çmimit të vajit

nga Venera Grabanica10 mars 2022

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se një market në Skenderaj është gjobitur për rritje të çmimit të vajit në 3,49 euro.
Nura ka bërë të ditur se Drejtoria për Inspeksion e komunës e ka gjobitur marketin në fjalë me 1,000 euro.

“Gjobë për secilin që provon të përfitojë në mënyrë të pandershme! Nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e tregjeve botërore, por mund të shtojmë mbikëqyrjen në qendrat tregtare dhe dyqanet ushqimore, nëse ato apo kushdo tjetër që bën tregti, luan me çmime, në këtë kohë pa kohë kur disa artikuj ushqimor dhe jo ushqimor kanë lëvizje të çmimeve. Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit. Zero tolerancë për abuzuesit!’”, ka shkruar Nura në Facebook./21Media
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →