Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Një muaj paraburgim ndaj serbit për krime lufte kundër shqiptarëve

nga Venera Grabanica28 prill 2024
​Një muaj paraburgim ndaj serbit për krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, i dyshuar se gjatë viteve 1998-1999, në Komunën e Gjakovës ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile.

J.SH. u arrestua dje nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe ishte ndaluar për 48 orë. Gjykata vlerësoi se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi ekziston rreziku që i pandehuri të arratiset dhe t’i shmanget ndjekjes penale.

Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →