Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një muaj paraburgim serbit të dyshuar për krime lufte

nga Kaltrina Berila29 qershor 2024
Një muaj paraburgim serbit të dyshuar për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Sergjan Lazoviq, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se Gjykata ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.L për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Krime të luftës kundër popullsisë civile”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.L dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri S.L lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →