Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një muaj paraburgim për kryeshefin e KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

nga B G20 mars 2025
Një muaj paraburgim për kryeshefin e KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ia caktuar një muaj baraburgim kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfrimuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

“Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin H.K, ngase nëse i pandehuri gjendet në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes së tij dhe i njëjti mund të ndikoj në prova apo në dëshmitarë dhe në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën normale të procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”,  ka njoftuar Gashi./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →