RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një muaj paraburgim për vëllezërit që rrahën policët

nga RTV217 prill 2017

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë Themelore të Gjilanit

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve E. A. dhe T. A. në kohëzgjatje prej një muaji.

Të pandehurit E. A. dhe T. A. më 4 prill rreth orës 20:00 minuta në Viti, ishin ndaluar nga zyrtarët policorë dhe gjatë kontrollit të pandehurit në fjalë, kanë reaguar duke penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, me këtë rast janë arrestuar, ndërsa H. A. dhe N. A. gjenden në arrati.

Me këto veprime të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →