Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shpërthim në veri të Mitrovicës, Policia jep detaje për RTV21

nga Kaltrina Berila20 dhjetor 2022
Shpërthim në veri të Mitrovicës, Policia jep detaje për RTV21

Në veri të Mitrovicës sonte është hedhur një mjet shpërthyes. Raportohet se shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm.
Zëvendësdrejtori i Policisë i Drejtorisë Rajonale Mitrovica – Veri, Besim Hoti për portalin rtv21.tv ka thënë se shpërthimi ka ndodhur te “Tre Rrokaqiejt”.
“Me gjasë mjet i njëjtë i zëshëm, pa dëme pa lëndime”, ka thënë Hoti për rtv21.tv.
Gjatë ditës është raportuar për një shpërthim te Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore.
Zëvendësdrejtori i Policisë i Drejtorisë Rajonale Mitrovica – Veri, Besim Hoti kanë thënë për portalin rtv21.tv se shpërthimi i dëgjuar pas orë 12 të ditës “me gjasë” është shkaktuar nga ndonjë mjet piroteknik.
Më 10 dhjetor, disa serbë lokalë ngritën barrikada në rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë: Jarinjë dhe Bërnjak./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →