🇽🇰 Kosova
Një person humb jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident në Klinë
nga B G18 maj 2026
Një person ka humbur jetën kurse katër të tjerë janë lënduar në një vetaksident në Dollc të Klinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur sot, rreth orës 04:55, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor.
“Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa katёr (4) tё tjerё janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor dhe tё njëjtit sipas mjekёve janё jasht rrezikut pёr jetё”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. për obduksion.











