Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Njëri nga të plagosurit në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

nga Kaltrina Berila18 tetor 2025
Njëri nga të plagosurit në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se njëri nga pacientët, që mbeti i plagosur pas gjuajtjes me armë zjarri pasditen e së premtes, është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Nga Spitali kanë njoftuar poashtu se pacienti tjetër është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Bëhet e ditur poashtu se të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore.

“Njëri nga pacientët është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe aktualisht është në gjendje stabile dhe pa rrezik për jetën. Të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, i dyshuari që plagosi dy persona në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, është ndaluar për 48 orë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →