RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Njohja reciproke Kosovë-Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë”

nga Egzona Mehmeti15 shtator 2020

Presidenti Hashim Thaçi, sonte shprehu besimin se njohja reciproke ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe nën lidershipin e SHBA-së.

Në një adresim për media, i pari i shtetit tonë tha është i kënaqur me marrëveshjen e arritur për normalizim ekonomik me Serbinë në Washington, duke thënë se kjo do të pasohet edhe me njohjen mes dy vendeve.

“Unë besoj se nëse normaliteti ekonomik është arritur në Uashington edhe njohja reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe nën lidershipin e SHBA-së”, u shpreh ai pas eventit të organizuar me rastin e shënimit të Vitit të ri Hebraik.

Në këtë event të pranishmëve përmes një letre iu drejtua edhe kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu, por aty nuk u përmend njohja e Kosovës.

E presidenti Thaçi tha se secili shtet i ka specifikat e veta për çështje procedurale që do të implementohen në të ardhmen e afërt në kuptimin edhe të zyrtarizimit me letra.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →