Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

“Nuk është Shakira”, fansat dyshojnë për sozi pas ceremonisë hapëse të Botërorit

nga Gentrita Xhemajli15 orë më parë
“Nuk është Shakira”, fansat dyshojnë për sozi pas ceremonisë hapëse të Botërorit

Paraqitja e këngëtares, Shakira në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ku disa përdorues kanë ngritur teori konspirative se në skenë nuk ishte vetë artistja, por një sozi e saj.

49-vjeçarja u ngjit në skenën e Estadio Azteca në Meksikë, ku interpretoi këngën zyrtare të turneut “Dai Dai”, së bashku me Burna Boy. Megjithatë, performanca e saj, syzet e errëta dhe pamja e përgjithshme kanë nxitur komente dhe spekulime të ndryshme online.

Në platformën X, disa përdorues kanë pretenduar se në skenë mund të ketë qenë një sozi, duke vënë në dukje dallime në fytyrë, trup dhe lëvizje. Të tjerë kanë aluduar për ndërhyrje estetike apo përdorim të rëndë të grimit, ndërsa disa kanë ngritur dyshime edhe për përdorimin e lip-sync gjatë performancës.

“Ky person nuk është Shakira”, ka shkruar një përdorues, ndërsa një tjetër ka komentuar: “Çfarë sozie e keqe!”.

El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë
LAJMI TJETËR →
El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë

Më të fundit

Të gjitha →