RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nura i PDK-së: LVV-ja nuk i ka numrat për formimin e institucioneve

nga Gentrita Xhemajli17 korrik 2026
Nura i PDK-së: LVV-ja nuk i ka numrat për formimin e institucioneve

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka kërkuar nga u.d presidentja Albulena Haxhiu që sa më parë ta thërras seancën për konstituimin e Kuvendit. Zvarritja për thirrjen e seancës sipas deputetit Nura ndërlidhet me mungesën e numrave që ka LVV-ja për formimin e institucioneve.

Në një përgjigje për RTV21 deputeti Nura tha se LVV-ja e ka humbur besimin për bashkëpunim me partitë e tjera parlamentare.

‘’U.D presidentes Albulena Haxhiu i takon që ta ftojë seancën konstituive sa më parë që është e mundur duke ditur se Kosova lëngon më shumë se një vit për krijimin e institucioneve të vendit. E gjithë kjo vonesë e ka vetëm një shpjegim ku shihet qartë se LVV-ja nuk i ka numrat për të krijuar institucionet e vendit. Edhe një fakt tjetër është se LVV-ja e e ka humbur besimin e partive opozitare që ti bashkohen partisë fituese që të krijojë institucionet sepse është vërtetuar se LVV-ja nuk është parti serioze që punon për interesin e qytetarëve dhe të Kosovës.’’, tha Nura./RTV21/21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →