RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

OBSh: Të paktën 16 sulme në objekte për kujdes shëndetësor

nga Xh.D7 mars 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka verifikuar të paktën 16 sulme ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor dhe stafit që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë.

Sulmet kanë çuar në të paktën nëntë vdekje dhe 16 të plagosur, duke përfshirë shtatë punonjës të kujdesit shëndetësor.

Incidente të tjera të raportuara aktualisht janë duke u verifikuar.

Në një deklaratë në Twitter, organizata dënoi ashpër sulmet.

“Sulmet ndaj kujdesit shëndetësor shkelin ligjin ndërkombëtar dhe rrezikojnë jetët”, thuhej në shkrim./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →