Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Oda Ekonomike akreditohet për lëshim të certifikatave “Made in Kosova”

nga Gentrita Xhemajli2 qershor 2026
Oda Ekonomike akreditohet për lëshim të certifikatave “Made in Kosova”

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është akredituar zyrtarisht nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike në Paris, për lëshimin e certifikatave të origjinës “Made in Kosova” me njohje globale.

Në njoftimin e Odës thuhet se ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe hap perspektiva të reja për integrimin më të thellë të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

Kjo thuhet se do të forcojë pozitën e Kosovës në tregtinë ndërkombëtare dhe rritjen e besueshmërisë së produkteve kosovare në tregjet globale.

“Për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, certifikatat e origjinës të lëshuara nga Oda Ekonomike e Kosovës do të kenë validitet ndërkombëtar të pranuar, duke mundësuar një prezantim më të fuqishëm të produkteve vendore në tregjet botërore”, thuhet në njoftim.

Sipas Odës ky hap strategjik përfaqëson avancim të rëndësishëm në forcimin e eksportit të produkteve kosovare; rritjen e kredibilitetit dhe besueshmërisë ndërkombëtare të bizneseve vendore; digjitalizimin dhe modernizimin e shërbimeve tregtare e mbështetjen e drejtpërdrejtë për prodhuesit dhe eksportuesit e Kosovës.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →