Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

“Open Balkan”, Rama thotë se nismës duhet t’i bashkëngjiten edhe Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria

nga B G2 shtator 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi nga samiti i “Open Balkan” në Beograd se kësaj nisme duhet t’i bashkohen jo vetëm vendet e rajonit por edhe vendet si Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria.
“Turqia partner i pazëvendësueshëm i Turqisë si edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, është mik i joni. Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Italisë dhe Greqisë, që për arsye objektive dhe pamundësie me ndjesën elegante nuk mundën të ishin këtu, por do të jetë sërish të ftuar për samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme jo vetëm ti bashkohen vendet e rajonit por t’i bashkëngjiten vende kaq të rëndësishme sa Turqia, Greqia apo Italia dhe Hungaria në anën e tjetër”, u shpreh Rama./Tv21

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →