Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Operacioni “Goditja”, policia arreston nëntë persona

nga B G12 gusht 2023
Operacioni “Goditja”, policia arreston nëntë persona

Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona në Rajonin e Ferizajt gjatë realizmit të operacionit “Goditja” nga 8 gushti deri me 11 gusht.

Po ashtu policia ka bërë të ditur se janë realizuar 147 patrullime në zona urbane, 226 pika kontrolli të automjeteve, 26 pika kontrolli me alkool test, 67 pika kontrolli me radar, janë kontrolluar 1 mijë e 645 vetura, janë legjitimuar 1 mijë e 895 persona, janë kontrolluar 21 lokale.

“Policia Rajonale e Ferizajt nga data 08.08.2023 ka shtuar masat e sigurisë në rajonin e Ferizajt, ku janë angazhuar të gjitha stacionet e rendit : Ferizaj, Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit dhe njësitet nga Sektori i Hetimeve Rajonale, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor. Aktivitetet dhe patrullimet policore, kryesisht janë fokusuar në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate dhe frekuentim më të madh të qytetarëve. Policia Rajonale me kohë i ka koordinuar detyrat e saj me organet e drejtësisë, për trajtimin e rasteve eventuale që mund të iniciohen gjatë zbatimit të këtij plani”, thuhet në njoftim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →