RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Organizata SHL-Kosova me projekt për maturantë

nga Venera Grabanica12 maj 2022

Vjollca Gurgule zv.drejtoresha e SHL-Kosova në Rahovec sot ishte e ftuar në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë” në RT21.
Duke folur për projektet e kësaj organizate, ajo tha se këtë vit SHL-Kosova organizon trajnim për të gjithë maturantët.
“Do të përfshihen të gjithë maturantët, por edhe nxënësit  e shkollave tjera, do mundohemi të kemi një bashkëpunim me drejtorët e shkollave që atë ditë të kenë mirëkuptim”, ka thënë ndër tjera Gurgule.

Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Iliriana Pylla javën e kaluar për rtv21.tv ka thënë se rreth 24 mijë maturantë do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës sivjet, por sipas saj mund të ketë edhe një numër nxënësish nga vitet e kaluara që nuk kanë kaluar provimin e maturës apo nxënës që vijnë nga jashtë Kosovës./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →