Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ortopedia: Po ofrojmë shërbime për pacientet në nevojë

nga RTV2118 janar 2019

Klinika e Ortopedisë ka njoftuar se përkundër grevës po ofron shërbimet për pacientet në nevojë

Nga Klinika e Ortopedisë kanë njoftuar se ofrohen shërbimet mjekësore profesionale, duke përfshirë të gjitha lëndimet (traumat) të cilat operohen gjatë kujdestarisë. Po ashtu, edhe në program të rregullt funksionon kujdestaria 24 orë, ku operohen rastet elektive (të ftohta) sipas dakordimit dhe planifikimit nga kolegjiumi; mbahen komisionet për trajtime jashtë vendit; komisioni për endoproteza; përveç shërbimit në ambulancën specialistike.

“Kërkesë e kolegjiumit të Klinikes është ngritja e koeficientit të pagës, që shpresojmë të realizohet në fund të janarit”, thuhet në komunikatë.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →