Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Bashkohuni për politikën që ndërton, e kundër asaj që përçan

nga Venera Grabanica16 maj 2026
Osmani: Bashkohuni për politikën që ndërton, e kundër asaj që përçan
Kandidatja për presidente nga LDK-ja, njëherësh edhe bartëse e listës, Vjosa Osmani, ka ndarë numrin 113 me të cilin kjo parti do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Osmani bëri thirrje për bashkim rreth politikës që ndërton dhe kundër asaj që përçan.

“Kosova fiton vetëm kur ecim bashkë, me respekt për njëri-tjetrin, me unitet dhe me besim tek njëri-tjetri. Sepse asnjë popull nuk dobësohet më shumë nga armiku sesa kur përçahet nga brenda”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Prandaj, bashkohuni! Bashkohuni rreth politikës që afron njerëzit, që ndërton dhe që lë trashëgimi për brezat që vijnë”.

“Bashkohuni kundër politikës që përçan, që nxit urrejtje e dhunë. Sepse asnjë flamur nuk valon më fort sesa një popull i bashkuar”, shkroi Osmani.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →