Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Osmani bën thirrje të votohen marrëveshjet ndërkombëtare

nga Kaltrina Berila23 qershor 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot në seancen plenare ka kërkuar nga deputetët të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.

“Gati dy muaj kemi tentuar të marrim përkrahje që këto marrëveshje të votohen në Kuvend edhe pse qeveria ishte shkarkuar. E vetmja pengesë ka qenë mungesa e vullnetit politik. Meqenëse kam tentuar që këto marrëveshje të silleshin në Kuvend, nga 25 marsi deri 3 qershor, e kam të drejtën morale ta kërkojë edhe sot”, tha Osmani.

Osmani tha se nëse kalohet afati i marrëveshjeve me Bankën Botërore, Kosova do të humbë shumë, përfshirë edhe ndihma për luftën kundër Covid-19./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →