Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani dekreton shpalljen e dy ligjeve të miratuara nga Kuvendi

nga Kaltrina Berila4 gusht 2021

Në përputhje me kompetencat kushtetuese, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. Përmes Dekretit Nr. 113/2021, ka hyrë në fuqi Ligji Nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-132 për Automjete, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 22.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 02.08.2021.
Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, përfundimisht i vije fundi edhe procesit të homologimit të veturave të importuara në Republikën e Kosovës.
Osmani ka dekretuar po ashtu edhe shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 22.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 02.08.2021.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →