🇽🇰 Kosova
Osmani: E ardhmja është më ndritur kur çdo vajzë mund të shkëlqejë
nga Venera Grabanica12 gusht 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Ditën Ndërkombëtare të Rinisë e ka kaluar së bashku me vajzat e jashtëzakonshme të klubeve të futbollit nga Prishtina, Malisheva e Vitomirica e Pejës.
Osmani ka shkruar se e ardhmja është më ndritur kur çdo vajzë mund të shkëlqejë jo vetëm në fushën e futbollit, ”por në çdo arenë, duke e ditur se vlerësohet dhe duke e ditur se mund të arrijë gjithçka”./21Media











