Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani për Masa*krën e Mejës: Çdo person i zhdukur është betim i yni për drejtësi

nga Gentrita Xhemajli27 prill 2025
Osmani për Masa*krën e Mejës: Çdo person i zhdukur është betim i yni për drejtësi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka përkujtuar Masakrën e Mejës, si një ndër plagët më të thella të Kosovës.

Për këtë ngjarje të ndodhur 26 vjet më parë, Osmani ka thënë se çdo person i zhdukur me dhunë gjatë luftës është betim për drejtësi.

“Sot, me zemër të rënduar, e kujtojmë Masakrën e Mejës, njërën nga plagët më të thella të Kosovës. 376 jetë të pafajshme u morën mizorisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë, vetëm pse ishin shqiptarë. Plagët që la pas kjo tragjedi janë ende të hapura, por dhimbja dhe vendosmëria jonë, janë bashkuar për të mos lejuar që e vërteta të harrohet. Çdo person i vrarë e çdo person i zhdukur me dhunë gjatë luftës, çdo ëndërr e ndërprerë dhunshëm, është betim i yni për drejtësi”, ka thënë ajo.

Ajo ndër të tjerash ka thënë se mbetet e gjallë shpresa për një të ardhme me më shumë drejtësi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →