Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani e Prattipati flasin për ngërçin dhe pritshmëritë për hapat e mëtejmë

nga Venera Grabanica8 gusht 2025
Osmani e Prattipati flasin për ngërçin dhe pritshmëritë për hapat e mëtejmë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit është diskutuar lidhur me ngërçin, letrën e presidentit amerikan, Donald Trump, drejtuar Osmanit si dhe vazhdimin e Kompaktit të MCC’së.

Sa i përket ngërçit, thuhet se kanë diskutuar për pritshmëritë lidhur me hapat e mëtejmë, për çka pritet sot të dalë me vendim Gjykata Kushtetuese.

“Në dritë të letrës së pranuar nga Presidenti Trump, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e tij dhe për fjalët e fuqishme mbi partneritetin me Kosovë. Ajo rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur për të punuar ngushtë me Presidentin Trump në thellimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara dhe në avancimin e objektivave të përbashkëta strategjike. Presidentja Osmani vlerësoi lart lajmin të cilin ia ka komunikuar javën e kaluar Zëvendëssekretari amerikan Christopher Landau për vazhdimin e Kompaktit të MCC-së në Kosovë, si një hap që do të ndihmojë ndjeshëm zhvillimin afatgjatë dhe strategjik të sektorit të energjisë, si dhe zhvillimet pozitive në aspektin e integrimit të Kosovës në peizazhin digjital global”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →