RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Fuqizimi dhe besimi tek personat me nevoja të veçanta, e bën botën më të mirë

nga Gentrita Xhemajli3 dhjetor 2024
Osmani: Fuqizimi dhe besimi tek personat me nevoja të veçanta, e bën botën më të mirë

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, i ka uruar ditën botërore të personave me nevoja të veçanta personave të kësaj kategorie duke ju thënë se të gjithë do të kenë mundësi për një jetë të dinjitetshme dhe të barabartë.

Osmani përmes një postimi në Facebook është shprehur se fuqizimi dhe besim i plotë tek personat me nevoja të veçanta e bën botën më të mirë.

“Mundësi të barabarta, më shumë përfaqësim, fuqizim dhe besim të plotë tek personat me nevoja të veçanta – kjo e bën botën më të mirë, shoqërinë tonë më prosperuese dhe të ardhmen më premtuese. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, rikujtojmë rëndësinë e angazhimit tonë që të gjithë të kenë mundësi për një jetë të dinjitetshme dhe të barabartë”, ka shkruar Osmani në Facebook. /21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →